Lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa, rezulton pa lidhje me ngjarjen! Në kërkim vëllai i tij

20 Mars 2026 | 10:15

Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është liruar nga paraburgimi, ndërsa hetimet për dy magazinat e kanabisit të zbuluara në Peqin do të vazhdojnë në gjendje të lirë. Për rastin, është shpallur në kërkim vëllai i tij.

Policia njoftoi se gjatë operacionit të zhvilluar të enjten në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, u kontrollua bodrumi i një magazine, ku u gjetën dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, me rreth 4,000 bimë kanabis.

“Bazuar në informacionet operative dhe në kuadër të planit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Kurtaj’, ushtruan kontrollin në bodrumin e magazinës. Ambienti rezultoi në pronësi të shtetasit Bilal Hasa, i cili u shpall në kërkim. Po ashtu, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, është shpallur në kërkim edhe shtetasi E. M., përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit”, njoftoi Policia e Shtetit.

Operacioni vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa autoritetet punojnë intensivisht për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026