“Helikopterët ushtarak serb mbi Preshevë”, Rexhepi: Banorët kanë frikë të shkojnë në shtëpi

20 Mars 2026 | 14:28

Enkel Rexhepi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, në një lidhje live për Euronews Albania dha një përshkrim të panoramës dhe situatës aktuale të forcave serbe që po bëjnë stërvitje ushtarake në kufi me Kosovën.

Sipas tij, me prezencën e forcave dhe mjeteve të rënda ushtarake, banorët e Preshevës janë të shqetësuar, ku, siç e theksoi edhe ai, ndihen të pasigurt dhe mendojnë për largimin nga vendi.

“Ju jam drejtuar edhe ndërkombëtarëve që këto gjëra të ndalen dhe të mos kemi trysni, sepse zona e Preshevës është një zonë që jemi të ndjeshëm dhe të mos përsëriten historitë, sepse kjo po shkon në mënyrë shumë të vrazhdët dhe ndikon edhe në pasigurinë e shqiptarëve, ku mund të fillojë një migrim, pasi ata nuk ndihen të sigurt në Luginën e tyre.

Shteti serb mund të bëjë ushtrime, por jo mbi kokat e shqiptarëve dhe aq më shumë pranë kufirit të Kosovës. Kjo nuk është rastësi, kjo është e zgjedhur.

Nëse ka veprime të ngjashme, prapë duhet të kthehet zona pesë kilometërshe, mund të jetë vetëm ushtria e këmbësorisë, por jo me mjete të rënda.

Nëse kalon vetëm një avion i thjeshtë civil, krijon një lloj paniku. Janë vërtet shqetësuese dhe krijojnë panik tek popullata shqiptare, sepse në këto vende ku janë bërë ushtrime, për një kohë ka qenë e vendosur ushtria dhe në disa vende ende janë të vendosura, dhe shumë banorë nuk mund të shkojnë në shtëpitë e tyre, sepse sa herë që shkojnë në Malësi dhe pse janë zhvendosur në Bujanoc, detyrohen çdo herë të tregojnë letërnjoftimet. Ndalen tek pragu i shtëpisë së tyre, sepse ka ende baza që janë të destinuara në Luginën e Preshevës.

Sot qytetarët janë duke festuar Bajramin dhe nuk kemi asnjë informacion nga terreni se ka ndonjë rast apo ndonjë lëvizje të ushtrisë.

Lugina e Preshevës çdo ditë përballet me vështirësi, ata mundohen të trillojnë diçka dhe të krijojnë pasiguri. Jemi në zonën e kuqe të rrezikshmërisë,” u shpreh Rexhepi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026