Irani goditet në pikën e fortë! Koloneli: SHBA po i shkatërron lëshuesit e raketave
Koloneli, Çlirim Toçi i ftuar këtë të premte në emisionin “Balkan Talks” me Egro Franco në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran dhe sulmet e saj ndaj vendeve të Gjirit Persik. Toçi gjatë fjalës së tij u shpreh se Izraeli ka informacione të sakta në lidhje me udhëheqësit e Gardës Revolucionare të Iranit dhe këto janë treguar edhe gjatë sulmeve.
Ai shtoi se Irani ka stacionuar sisteme raketore cruise dhe SHBA-të për të qenë të gatshme, kanë dërguar në Gjirin Persik sistemet GBU-72 që të mund të bëjnë asgjësimin e tyre.
Koloneli thekson se Irani po zbaton strategjinë e njohur si “escalate to de-escalate strategy”. Sipas tij, Irani i ka qëllimet e qarta që të godasë dhe të mundohet të rrisë kostot për vendet kundërshtare.
“Mendohet që flota iraniane të jetë asgjësuar plotësisht, por njëkohësisht edhe sistemet e tjera të mbrojtjes raketore të jenë asgjësuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ka të dhëna të konfirmuara që SHBA-të, por edhe vendet e tjera të Gjirit dhe sidomos flota tregtare, e cila merret me transportin e karburanteve, naftës dhe gazit të lëngshëm, Irani ka në dispozicion ose në arsenalin e saj ushtarak 5,000 mina detare.
Këto mina detare mendohet të jenë të vendosura në disa pjesë të Gjirit Persik. Biles, gjatë javës së dytë të luftës, në Iran ka pasur incidente ku anije të ndryshme janë goditur nga këto mina. Ka qenë një anije, një tanker tajlandez, ku mendohet që përveç humbjeve të jetës të marinarëve tajlandezë, ka edhe të humbur të cilët nuk po gjenden.
Pra, Irani ka filluar të zbatojë një strategji e cila në gjuhën angleze quhet “escalate to de-escalate strategy”, e cila në shqip do të përkthehej “përshkallëzim për të përshkallëzuar më tej”.
Dhe ky është një nga objektivat e qarta të Iranit. Pra, Irani e ka të qartë objektivën që do të godasë dhe do të mundohet të rrisë koston jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai ndër të tjera.
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta