Protesta e PD, Berisha porosit deputetët: Qëndroni pranë protestuesve të zonave tuaja

21 Mars 2026 | 13:54

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin e tij social.

Gjatë komunikimit të tij, Berisha ka zbuluar pak detajet për mënyrën se si do të organizohet protesta kombëtare që do të zhvillohet nesër në orën 18:00. Ai tha se deputetët nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të tubimit, ndryshe nga herët e tjera, por do të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre.

“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni. Sot është një detyrë e çdo qytetari shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij, që të votojnë për një Shqipëri që respekton shtetin ligjor, që lufton në mënyrë të vendosur dhe ligjore korrupsionin, të bashkohemi nesër në orën 18:00 në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të treguar forcën tonë, shpirtin tonë të pamposhtur me kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana.

Mendoj se strukturat e PD-së, sot më shumë se kurrë, duhet t’i përgjigjen misionit të tyre, pasi ky mision është shpëtimtar për Shqipërinë dhe opozita është shpresa e vetme për këtë vend.

Jam plotësisht dakord se protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është rruga e vetme e përmbysjes së regjimit.

Protesta e nesërme do të jetë kryengritja më e fuqishme paqësore dhe do të jetë mesazhi më i fuqishëm që shqiptarët i dërgojnë regjimit të Edi Ramës”, është shprehur Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026

“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
20:58 | 26/07/2026