Rusia: SHBA-të janë gati për grushte shteti dhe vrasje në vendet që kanë burimet e nevojshme

21 Mars 2026 | 16:19

Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse, Sergey Lavrov, tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për grushte shteti, arrestime ose vrasje të krerëve të shteteve të huaja që zotërojnë burime që i nevojiten Amerikës.

“Pavarësisht të gjitha shenjave të jashtme të farsës, dhe mendoj se shumë e kuptojnë se ato janë të pranishme, pasojat e asaj që po bëjnë kolegët tanë amerikanë, në këtë rast në bashkëpunim me izraelitët, janë jashtëzakonisht serioze. Ato do të ndihen për një kohë shumë të gjatë”, tha Lavrov për mediat ruse.

Ai theksoi se qasja amerikane nuk do të funksionojë kurrë në Lindjen e Mesme dhe vlerësoi se në Lindjen e Mesme të veprosh “sipas parimit të prerjes me sëpatë” është e papranueshme. Lavrov theksoi se për momentin nuk sheh që SHBA-të po i marrin parasysh interesat e Rusisë, por sheh që Uashingtoni po përpiqet ta nxjerrë Rusinë nga të gjitha tregjet e energjisë, raporton Sputnik.

Sipas fjalëve të tij, SHBA-të mirëpresin margjinalizimin e Rusisë në tregjet evropiane të energjisë dhe shfaqin pretendime të hapura në drejtim të dominimit të energjisë në të gjithë botën.

“Kjo është një situatë e pazakontë, një kthim në kohën kur nuk kishte asnjë kornizë për marrëdhëniet ndërkombëtare. Thuhej hapur se interesat e SHBA-së kanë përparësi mbi çdo marrëveshje ndërkombëtare”, tha Lavrov.

Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën një seri sulmesh ndaj objektivave në Iran, përfshirë Teheranin, dhe sulmet rezultuan në viktima civile. Irani më pas nisi sulme hakmarrëse me raketa në territorin izraelit, si dhe në objektet ushtarake amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, gjë që çoi në ndërprerjen e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për dërgimin e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në tregjet botërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026