Irani vendos 6 kushte për të mbyllur luftën dhe kërkon sigurime për paqe
Irani ka vendosur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve në rajon dhe për të siguruar që konflikti të mos përsëritet. Sipas Teheranit, për të arritur paqen duhet:
1. Mbyllja e bazave ushtarake amerikane në rajon.
2. Pagesa e kompensimeve për dëmet që Irani pretendon se ka pësuar.
3. Përfundimi i sulmeve dhe luftës kundër të gjitha grupeve rajonale të lidhura me Iranin.
4. Zbatimi i një regjimi të ri ligjor për Ngushticën e Hormuzit.
5. Sigurimi që konflikti të mos përsëritet në të ardhmen.
6. Ndjekja penale dhe ekstradimi i punonjësve të medias anti-iraniane.
Në ditën e 23-të të sulmeve amerikano-izraelite, presidenti Donald Trump i ka dhënë Teheranit një ultimatum prej 48 orësh për të rihapur plotësisht dhe pa kushte Ngushticën e Hormuzit — një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. “Nëse Irani nuk e hap Ngushticën brenda 48 orësh, pa kërcënime, Shtetet e Bashkuara do të godasin dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre elektrike, duke nisur nga më e madhja”, deklaroi ai.
Paralelisht, situata në Izrael mbetet e tensionuar pas sulmeve të fundit raketore nga Irani. Bilanci i të plagosurve është rritur ndjeshëm në qytetet Arad dhe Dimona, ku në total raportohen 175 persona të lënduar. Sipas të dhënave nga Soroka Medical Center, në Arad janë regjistruar 115 të plagosur, mes tyre 9 në gjendje të rëndë, ndërsa në Dimona janë 60 të plagosur, përfshirë edhe një djalë 12-vjeçar në gjendje kritike.
Ky zhvillim rrit tensionet në një rajon strategjik për energjinë botërore, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim pasojat e mundshme ekonomike dhe humanitare të konfliktit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk