Rutte: NATO do të sigurojë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të dielën se është “absolutisht i bindur” se aleanca do të jetë në gjendje të rihapë Ngushticën e Hormuzit.
Duke folur për Fox News, Rutte iu drejtua kritikave të ashpra që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë aleancës. Ai argumentoi se natyra sekrete e operacionit ushtarak kërkonte që vendet e NATO-s të merrnin kohë për të kalibruar përgjigjen e tyre.
“Aleatët dhe partnerët evropianë në të gjithë botën i kanë përdorur dy javët e fundit për t’u siguruar që ne të bashkohemi. Ata fillojnë të planifikojnë të shohin se çfarë mund të bëjmë së bashku si aleatë, si partnerë të Shteteve të Bashkuara”, tha shefi i NATO-s.
Ai e quajti gjithashtu operacionin amerikan “thelbësor” për shkak të “kërcënimit ekzistencial” nga Irani.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk