Teknologjia në shërbim të komunitetit, ide të reja nga nxënësit
Ndërsa shpesh shkollat shihen si vende të konflikteve ose keqpërdorimit të teknologjisë, ekziston edhe një tjetër realitet: nxënës që përdorin teknologjinë për të krijuar projekte që kontribuojnë në komunitet.
Ky fakt u vërtetua në festivalin e përvitshëm të shkencës, ku nxënësit e gjimnazeve të Pogradec prezantuan ide inovative që prekin fusha të ndryshme: mbrojtjen e mjedisit, konceptin e shkollave inteligjente, sisteme paralajmëruese për tërmete, apo aplikacione të dedikuara për fëmijët me spektër autizmi.
Nxënësit ndanë disa nga projektet e tyre:
“Ky projekt synon të japë një zgjidhje të qëndrueshme për ndotjen e Liqenit të Ohri. Lumi i Verdovës ndot ujërat e liqenit me 25–50 ton inerte në vit. Synojmë të zbatojmë projektin në të gjithë liqenin, jo vetëm në grykëderdhje.”
“Puna jonë monitoron intensitetin e dritës, temperaturën dhe sigurinë. Sistemi automatik i ndriçimit kursen energji, ndërsa aplikacioni që krijuam për shkollën na lejon të kontrollojmë mungesat dhe të menaxhojmë burimet.”
“Projekti ynë fokusohet në reduktimin e metalet e rënda dhe përdorimin e tyre në mënyra të ndryshme. Në fshatin Bucimas ky projekt mund të jetë i dobishëm, pasi ka hapësira të gjëra për kultivimin e bimëve.”
“Synojmë të ndihmojmë familjet me fëmijë me autism, duke ofruar informim, lojëra edukative dhe aktivitete që rrisin progresin e fëmijëve. Qëllimi është më shumë sesa një orë terapi – është përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre.”
Në një kohë kur lajmet për mënyrën se si adoleshentët rriten shpesh nuk janë pozitive, ky konkurs i ideve shkencore tregon se kur të rinjtë mbështeten, ata mund të sjellin ndryshime të prekshme dhe të rëndësishme për komunitetin.
Korçë, Bashkitë kërkojnë qendra sociale për fëmijët me autizëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil