Ish-shefi i Frontex akuzohet për krime kundër njerëzimit
Gjykata e Apelit e Parisit ka hapur një hetim ndaj ish-kreut të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Fabrice Lezéry , për akuza që lidhen me krime kundër njerëzimit , tha një burim gjyqësor për Reuters.
Lezéry dha dorëheqjen nga Frontex në vitin 2022, pas akuzave serioze nga organizatat e të drejtave të njeriut se, nën udhëheqjen e tij – e cila filloi në vitin 2015, në kulmin e krizës së migracionit në Evropë – agjencia i keqtrajtoi migrantët në kufijtë e BE-së.
Lezéry, tani eurodeputet me partinë franceze të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, i ka mohuar prej kohësh akuzat. Nëse prokurorët kërkojnë ta padisin atë, ata do të duhet të kërkojnë heqjen e imunitetit të tij si anëtar i Parlamentit Europian, gjë që do të kërkonte një votim në parlament.
Gjykata e Parisit vendosi të hapë hetimin më 18 mars, pas një apeli nga Lidhja Franceze për të Drejtat e Njeriut (LDH) dhe organizata për të drejtat e migrantëve Utopia 56. Të dy organizatat akuzuan Lezéry-n se i inkurajoi zyrtarët e Frontex-it të ndihmonin autoritetet libiane dhe greke të kapnin anijet e migrantëve me qëllim që t’i pengonin ata të hynin në BE.
Gjykata e Apelit vendosi se kishte baza të mjaftueshme për të filluar një hetim gjyqësor dhe e përshkroi ankesën si “pjesërisht të bazuar”, shtoi i njëjti burim.
Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh
Fitorja që tronditi laburistët dhe themelet e Starmer në Britani
- 13:19 Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën
- 13:03 Autokolona e Diasporës mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës në mbështetje të protestës (PAMJE)
- 12:40 Rama: Për skeptikët brenda familjes politike, karta e BE-së nuk është e imja, por e Shqipërisë
- 12:34 Rama: Nuk kam qenë dhe as nuk kam dërguar njeri në Aruba, është nxjerrë nga fusha e algoritmit
- 12:23 “Shteti nuk ndërtohet nga fryn era”, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma
- 12:15 Rama ironizon influencerët: Protesta është kthyer në treg klikimesh dhe vëmendjeje, patriotë që s’ia kanë haberin punës