Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

26 Mars 2026 | 12:18

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk do të harrohen asnjëherë krimet e kryera në Kosovë.

Në tubimin përkujtimor në kompleksin menorial në Krushë të Madhe, ajo ka kujtuar të gjithë të zhdukurit me dhunë, nga ku theksoi se do të vazhdojnë të punojnë për zbardhjen e fatit të tyre.

“Ata nuk i vranë në betejë por në shtëpitë e tyre. Ky ishte një krim me paramendim, ishte një akt i qëllimshëm për të shuar ekzistencën. Tragjedia nuk përfundon këtu edhe sot 64 banorë të Krushës së Madhe janë të pagjetur. Histori që presin akoma drejtësi. Në mesin e këtyre plagëve qëndron edhe fati i profesor Ukshin Hotit. Ai ishte një figurë politike dhe akademike që artikuloi lirinë. Një padrejtësi që nuk është shuar me kalimin e kohës”, tha ajo.

27 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026