“Blegtoria po shkon drejt zhdukjes”, fermerët në Krrabë: Shteti nuk na ndihmon, të rinjtë kanë ikur

26 Mars 2026 | 18:00

Blegtoria në vend po përballet me vështirësi të shumta, duke e çuar këtë sektor drejt tkurrjes. Në rrugën e vjetër Elbasan–Tiranë, në zonën e Krrabës, dikur një ndër zonat më të njohura për tufat e bagëtive, sot realiteti ka ndryshuar ndjeshëm. Prej më shumë se 5 dekadash, Ismail Mema, 65 vjeç, merret me blegtori. Ai tregon për Euronews se kjo punë, e trashëguar ndër breza, po shkon drejt zhdukjes.

“50 vjet që merremi me këto, i kemi trashëguar nga pleqtë, jo se i kemi krijuar vetë. Babai im ka qenë dhe unë mbas atij. S’ka zhvillim, është drejt zhdukjes. Të vjen keq? Më vjen keq, por kush është duke pyetur për ne? Shteti nuk na ndihmon, edhe kur i bëjmë ilaçet, i blejmë vetë, ata vijnë dhe vetëm i regjistrojnë. Sa kokë ke? Kam 8 kokë dele dhe 20 kokë dhi dhe me kaq sa kemi ne, qumësht nuk shesim, por shesim qingjat dhe kecat. Ia vlen, i nxirrni të gjithë shpenzimet? Jo, çfarë do fitosh ti me kaq, 8 kokë dele, 20 kokë dhi. Prandaj nuk e do asnjë këtë punë. S’ka asnjë të ri këtu, populli është plakur. S’ka asnjë të ri dhe fëmija im ka ikur”, thotë blegtori Ismail Mema.

Në të njëjtën situatë është edhe Baki Gjokpali, 70 vjeç, i cili thotë se sot janë ndër të vetmit blegtorë që kanë mbetur në fshat.

“Unë kam 30 kokë tani, kemi pasur edhe 50-60. Vështirë është me punuar me këto, se je i lidhur, nuk njeh as mik, as fëmijë që të vesh mbas fëmijëve. Më lutet çuni, e kam në Greqi: ‘Hajde o babë, rri me nipërit e mbesat atje’. Duan yzmet, duan shumë shërbim? Shumë yzmet. Për të kullotur kullosin ata, se janë vetë, nuk ka shumë dele që të jetë, por duhet t’u rrish mbrapa. Ai mishi atje shitet me çmimin e këtij. Të vesh te lokali, ai e do 5 mijë lekë kg. S’ia vlen? Jo, s’ia vlen, se i thonë 500 lekë një kg misër. Po nuk i shtive misër, nuk hanë”, thotë blegtori Baki Gjokpali.

Blegtorët shprehen se vështirësitë ekonomike, kostot e larta dhe mungesa e mbështetjes po e bëjnë gjithnjë e më pak të leverdishme këtë sektor. Nga ana tjetër, të rinjtë nuk shohin më të ardhme në këtë profesion dhe po largohen drejt emigracionit, duke lënë pas një traditë që po shuhet gradualisht. Dikur, në këtë zonë ishte e zakonshme të shihje tufa bagëtish përgjatë rrugës. Sot, me kalimin e viteve, numri i tyre po pakësohet gjithnjë e më shumë, duke reflektuar vështirësitë me të cilat përballet blegtoria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026