Shuhet ëndrra e Shqipërisë për Botërorin 2026, Kombëtarja humb ndeshjen me Poloninë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të enjte ëndrra e madhe e Shqipërisë për të marrë pjesë në Botërorin 2026 në Amerikë, Meksikë dhe Kanada, pas humbjes në Poloni.
Polakët përmbysën ndeshjen 2-1, pasi u gjetën në disavantazh në pjesën e parë pas golit të Arbër Hoxhës në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë, ata morën frenat e lojës në dorë, duke gjetur golin e barazimit me anë të Robert Lewandowskit në minutën e 63-të dhe më pas avantazhin me Piotr Zielinskin në minutën e 73′, duke i dhënë fund ëndrrës së kuqezinjve.
Sa i përket lojës, ndeshja nisi me dominim të vendasve, por Shqipëria kontrolloi mirë topin dhe krijoi raste të pastra. Në minutën e 18-të, Ajeti u largua për shkak të dëmtimit dhe u zëvendësua nga Ardian Ismajli.
Fraksioni i dytë nisi gjithashtu mirë për Shqipërinë, me një kundërsulm të shpejtë ku Hysaj pasoi për Bajrami, i cili nuk realizoi. Kuqezinjtë patën edhe raste të tjera për të kaluar në avantazh, përfshirë një mundësi të Brojës, i cili nuk shfrytëzoi topin para portës.
Në minutën e 63-të, Polonia barazoi me gol të kapitenit Robert Lewandowski. Më pas, vendasit përmbysën rezultatin me një gol të Zielinski nga distanca, duke vulosur shifrat përfundimtare 2-1.
Ndeshja u luajt në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë dhe ishte e vlevshme për play-off-in për Botërorin 2026 ku Shqipëria luante për herë të parë në fazën “play-off”.
Trajneri Silvinjo aktivizoi këtë 11-she titullare: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti (c), Ajeti, Hysaj, Asllani, Shehu, Laçi, Bajrami, Uzuni dhe Hoxha.
Kombëtarja do të zhvillojë ndeshjen tjetër më 31 mars në ora 20:45 përballë Ukrainës, në Valencia.
Minutë pas minute
90+8′ – Përfundon ndeshja 2-1, gjyqtari Anthony Taylor jep sinjalin përfundimtar dhe mbyll takimi mes Polonisë dhe Shqipërisë
90+4′ – Karton i verdhë për Karol Swiderski pas një ndërhyrjeje të gabuar, pavarësisht protestave të tij
90+2′ – Robert Lewandowski zëvendësohet nga Bartosz Slisz dhe Jakub Kaminski largohet për Arkadiusz Pyrka
90′ – Akordohen 5 minuta shtesë
88′ – Karton i verdhë, ndëshkohet Kristjan Asllani
87′ – Karton i verdhë, Robert Lewandowski ndëshkohet pas një debati të ashpër me gjyqtarin
82′ – Ndërrim te Shqipëria, Qazim Laçi largohet nga fusha, ndërsa në vend të tij futet Ernest Muçi
81′ – Ndërrim te Polonia: Piotr Zielinski largohet nga fusha dhe në vend të tij futet Jakub Moder
79′ – Karton i verdhë për Elseid Hysaj
78′ – Kristjan Asllani dërgon një top të rrezikshëm në zonë, por mbrojtja polake largon rrezikun.
73’ – GoL Polonia
Piotr Zielinski i jep avantazhin 2-1 Polonisë ndaj Shqipërisë
68′ – Ndërrime te Shqipëria
Sylvinho, trajneri i Shqipërisë, bën dy ndryshime, Armando Broja hyn në fushë në vend të Nedim Bajramit dhe Stavros Pilios zë vendin e Arbër Hoxhës, i cili largohet pas golit historik të pjesës së parë.
63′ – GOL! 1:1 për Poloninë
Robert Lewandowski shënon gol dhe barazon rezultatin në 1:1. Pas një goditjeje këndi që mbrojtja shqiptare kishte larguar më parë, Lewandowski gjen hapësirë dhe dërgon topin në rrjetë
54′ – Qazim Laçi humbet rastin e shkëlqyer, krijon hapësirë brenda zonës pas një pasimi të saktë dhe gjuan drejt portës, por topi shkon pranë shtyllës së djathtë
51′ – Polonia kontrollon ritmin e lojës duke shkëmbyer disa pasime të shkurtra dhe të sakta.
49′ – Afër golit ka qenë Piotr Zielinski kur mori një pasim në skajin e zonës dhe gjuajti pak centimetra larg shtyllës së djathtë
46′ – Pas pushimit, trajneri Jan Urban ka bërë një ndryshim te Polonia. Oskar Pietuszewski hyn në vend të Filip Rozga
46′ Fillon pjesa e dytë
45+4′ – Gjyqtari Anthony Taylor ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin e Shqipërisë
42′ – GOL! 0:1 për Shqipërinë
Një gabim i mbrojtjes polake dhuron mundësinë perfekte për Arbër Hoxhën (Shqipëri), i cili nga afër e dërgon topin në rrjetë. Shqipëria kalon në avantazh.
34′ – Karton i verdhë për Mario Mitaj pas një ndërhyrje të fortë ndaj ashpër
18′ Probleme për trajnerin Sylvinho, pasi Arlind Ajeti nuk mund të vazhdojë lojën për shkak të një dëmtimi serioz, në vend të tij hyn Ardian Ismajli
6′ – Polonia nuk arrin të shënojë nga një këndore, Thomas Strakosha hidhet dhe pret topin.
6′ – Mundësi e mirë për Poloninë! Robert Lewandowski driblon bukur brenda zonës, por gjuajtja e tij shkon pak jashtë shtyllës së djathtë.
Formacionet zyrtare
Formacionet zyrtare janë publikuar ku trajnerët Silvinjo dhe Jan Urban kanë shuar dilemat. Surprizat nuk mungojnë nga kuqezinjtë, ndërsa Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi ndodhen në stol, me Hoxhën dhe Uzunin të preferuar në repartin ofensiv, së bashku me Bajramin me tipare sulmuese.
Polonia: Grabara; Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Szimanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Levandovski, Rozga
Trajner: Jan Urban
Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Laçi, Bajrami, Asllani, Shehu, Hoxha, Uzuni
Trajner: Sylvinho
Atmosfera në tribunat e mbushura është elektrizuese, me tifozë nga të dyja skuadrat
Elseid Hysaj do të nisë si titullar dhe përmirëson rekordin si lojtari me më shumë paraqitje te kuqezinjtë (ndeshja e 97-të). Kapiteni Berat Gjimshiti luan ndeshjen e tij të 70-të, duke u vendosur në të njëjtën kuotë si Andi Lila, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve ka më pak se 50 paraqitje.

Kalon në avantazh Polonia, shënon Zielinski! Mungesa e fatit të Brojës, kthehet në fatin e polakëve
Gol! Piotr Zielinski (Polonia) merr një pasim dhe pa hezitim godet një gjuajtje të pandalshme brenda shtyllës së majtë.
“Frenohet” entuziazmi kuqezinjve, barazon Polonia
Ka barazuar Polonia në nisje të pjesës së dytë. Ka shënuar Robert Leëandoski në minutën e ’63.
GOOOL, shënon Shqipëria, Hoxha “drithëron” portën e Polonisë
Arbër Hoxha ka kaluar në avantazh Shqipërinë pas 42 minutave lojë, duke përfituar nga një gabim i vendasve. Ndeshja e sotme është teke dhe në fund duhet të dalë një fitues, me takimin që mund të shkojë edhe me shtesë apo penallti
Probleme për Kombëtaren, dëmtohet Ajeti! Zëvëndësohet me Ardian Ismailin
Ka nisur në stadiumin “PGE Narodowy” përballja vendimtare mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026. Fërshëllima e parë e arbitrit anglez Anthony Taylor ka dhënë startin e sfidës, ku kuqezinjtë marrin pjesë për herë të parë në historinë e tyre në këtë fazë.
Takimi ka nisur me ritëm të lartë, por Shqipëria është përballur herët me një problem serioz në prapavijë. Në minutën e 18-të, mbrojtësi Arlind Ajeti është detyruar të lërë fushën për shkak të një dëmtimi që nuk i ka lejuar të vazhdojë lojën.
Trajneri Sylvinho ka reaguar menjëherë duke aktivizuar nga stoli Ardian Ismajli, i cili ka marrë vendin e Ajetit në qendër të mbrojtjes.
Pamje nga brenda stadiumit, atmosferë elektrizuese pak minuta para fillimit të ndeshjes Poloni-Shqipëri
Euronews sjell pamje nga brenda stadiumit “PGE Narodowy” në Varshavë, vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes Poloni-Shqipëri. Atmosfera në tribunat e mbushura është elektrizuese, me tifozë nga të dyja skuadrat që po përgatiten për gjysmëfinalen e play‑off-it për kualifikueset e FIFA World Cup 2026.
Në këtë përballje vendoset se cila skuadër do të kualifikohet për në finalen e play‑off-it dhe do të ketë shansin për një vend drejt Kampionatit Botëror.
Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA
Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës
Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta