Kurti në Francë për takim me Macronin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Të enjten presidenti i Serbisë ka thënë se Kurti do të takohet me Macronin derisa ka pretenduar se Kurti do t’ia paraqesë dy kërkesa presidentit francez.
Vuçiçi në TV Prva ka pretenduar se Kurti do t’i kërkojë Macronit që forcat e NATO-s në Kosovë të largohen nga zona kufitare dhe që Franca ta mbështesë këtë ashtu që Kosova “të mund të sjellë Forcat e Sigurisë së Kosovës në zonën tokësore të sigurisë”.
“Shpresoj që askush në NATO nuk do ta mendojë ta mbështesë këtë kërkesë, jam i sigurt se miku im Macron nuk do ta mendojë ta mbështesë. Do të ishte sulm direkt për paqen, popullin tonë, të gjithë Serbinë, dhe jam i sigurt se nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.
Ai ka pretenduar tutje se Kurti do t’i kërkojë Macronit që Franca t’ia kushtëzojë Serbisë përdorimin e armëve, që ato të mos përdoren kurrë kundër shqiptarëve.
Siç ka pretenduar tutje Vuçiçi, autoritetet në Beograd kanë “njerëz rreth Kurtit” dhe ata kanë pranuar agjendën e tij për bisedën me Macronin.
“Kurti ka katër tema dhe dy kërkesa”, ka thënë ai.
ZKM është pyetur lidhur me këto pretendime, por nuk ka dhënë koment për to, përpos agjendës zyrtare.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut