30 vite pa investime, tregu i Novoselës mes baltës dhe pluhurit
Prej më shumë se tre dekadash, tregu i Novoselës në Vlorë vijon të funksionojë pa asnjë investim të mirëfilltë. Edhe në vitin 2026, kjo hapësirë mbetet në të njëjtat kushte, ndërsa çdo të enjte mbledh tregtarë nga Vlora, Fieri, Lushnja dhe Berati, të cilët ofrojnë produkte të ndryshme për shitje.
Vetë tregtarët shprehen se tregu nuk përmbush as standardet minimale. Ata deklarojnë se paguajnë rregullisht një tarifë prej 300 lekësh, por kjo pagesë nuk është reflektuar në asnjë përmirësim konkret ndër vite. Sipas tyre, aktiviteti zhvillohet në kushte të vështira, mes baltës gjatë reshjeve dhe pluhurit në ditët e thata, çka ka ndikuar edhe në uljen e numrit të klientëve.
Një tregtar nga Fieri tregon se situata është e papranueshme:
“Ka baltë kudo, paguajmë rregullisht dhe nuk është hedhur asnjë rrugë zhavorri. Vij prej 30 vitesh këtu dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Në Fier kushtet janë shumë më të mira, ndërsa këtu vazhdojmë njësoj.”
Edhe një tregtare vendase shprehet se punon në kushte të vështira:
“Vij të shes pak vezë, por jemi gjithmonë në baltë e shi. Duhet të qëndrojmë me çizme. Kështu ka qenë gjithmonë, pa ndryshime reale.”
Problematike paraqiten kushtet edhe për blerësit, të cilët nënvizojnë mungesën e infrastrukturës dhe higjienës. Sipas tyre, situata mbetet e pandryshuar prej vitesh dhe përbën rrezik për shëndetin.
Një qytetar shprehet:
“Kushtet janë shumë të këqija, ndërsa çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pak ndërhyrje do të përmirësohej situata, por nuk është bërë asgjë.”
Ndërsa një tjetër shton:
“Tregu është çdo javë në të njëjtën gjendje. Nuk ka kushte dhe megjithatë njerëzit detyrohen të blejnë këtu.”
Çdo të enjte, mbi 100 tregtarë vendosen poshtë urës së Mifolit për të tregtuar produkte ushqimore, vegla pune dhe orendi shtëpiake. Megjithatë, pavarësisht tarifave që paguajnë në varësi të hapësirës që zënë, të ardhurat e mbledhura ndër vite nga Njësia Administrative Novoselë nuk janë shoqëruar me investime konkrete.
Në mungesë të ndërhyrjeve, tregu vijon të funksionojë në kushte informale, pa infrastrukturë bazë si kanalizime, sistem kullimi, hapësira të shtruara apo kontroll higjieno-sanitar elementë thelbësorë për sigurinë ushqimore dhe funksionimin normal të një tregu publik.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West