VIDEO/ Përkujtohet në Vlorë 29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos
Këtë të shtunë, në Vlorë u zhvilluan homazhe në kujtim të 29-vjetorit të Tragjedisë së Otrantos. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, njëkohësisht organizatore e aktivitetit, kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, përfaqësues të pushtetit vendor e qendror, deputetë, si dhe familjarë të viktimave.
Qytetarë të shumtë dhe familjarë të viktimave u mblodhën pranë bregdetit për të nderuar kujtimin e 81 personave të mbytur.
Me iniciativë të ministres Ismaili, 81 karrige të vendosura buzë detit simbolizuan jetët e ndërprera, ndërsa hedhja e luleve në det shërbeu si një homazh i heshtur për viktimat.
Ministrja Ismaili u shpreh se kjo tragjedi mbetet një plagë e hapur për qytetin dhe vendin, duke theksuar se harresa është edhe më e rëndë se vetë ngjarja. Ajo nënvizoi rëndësinë e përkujtimit të përvitshëm, si një mënyrë për të mos lejuar përsëritjen e tragjedive të tilla në të ardhmen.
Nga ana tjetër, familjarët e viktimave shprehën dhimbjen dhe zhgënjimin e tyre, duke e cilësuar tragjedinë si një ngjarje që mund të ishte shmangur. Ata theksuan se vijojnë të përballen me pasoja të rënda psikologjike dhe se kërkimi për drejtësi ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm.
Sipas tyre, vendimet e dhëna nga drejtësia italiane nuk kanë reflektuar plotësisht të vërtetën dhe kanë qenë të padrejta.
Ngjarja tragjike ndodhi më 28 mars 1997, kur një anije shqiptare me 115 persona në bord u përplas dhe u përmbys në kanalin e Otrantos gjatë një operacioni të forcave detare italiane. Si pasojë, humbën jetën 81 persona, mes tyre edhe fëmijë të moshave shumë të vogla.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus