Rama: Me naftën kemi hyrë në veprim, me Bordin e Transparencës kemi diktuar çmimin
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim në njësinë 2 ka deklaruar se është evidentuar nevoja për ristrukturimin e punës në Tiranë. Sipas tij riorganizimi nuk duhet bërë vetëm formalisht, por të jetë një ripërtëritje për të arritur rezultate.
Ai shtoi se do të fillojnë një program të ri ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’ që do mbështetet çdo i ri që ka në plan apo projekt. Sa i përket Paketës së Maleve i theksoi se ka shumë aplikime dhe kanë vendosur një normë që kryetarët e bashkive që duan të kandidojnë duhet të kenë minimumi 10 kontrata.
“Ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Siç e dini, ne fitoret tona i projektojmë dhe përgatisim duke marrë kohë dhe shumë më parë sesa gjithë të tjerët. Ne kemi parë nevojën që të bëjmë një ristrukturim të punës në bashkinë e Tiranës”, u shpreh Rama.
Ai ndër të tjera tha pagat në sektorin publik janë rritur. Ai ka deklaruar gjithashtu se pensionet kanë hyrë në planin e rritjes.
Sipas tij çdo vit, rritja do të dyfishohet. Sa i përket naftës, Rama theksoi se me Bordin e Transparencës kanë diktuar çmimin.
“Pagat në sektorin publik janë rritur. Pensionet kanë hyrë në planin e rritjes. Çdo vit, rritja do të dyfishohet. Kjo do të thotë që funksionin ekonomia. Po e shohim me naftën, që po ndikohet nga lufta në Iran. Megjithatë, kemi mësuar, ne dhe njerëzit kanë mësuar që ne rrimë duarkryq.
Qoftë me pandeminë, me tërmetin, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime të cilat kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet. Jemi i vermi vend që kemi ulur çmimin e energjisë, me 10 përqind.
Me naftën kemi hyrë në veprim, me Bordin e Transparencës kemi diktuar çmimin. Shteti do garantojë rezervat për çdo rast. Dhe e dyta, të ndikojë në çmimin e naftës, duke e sjellë në parametra të arsyesshëm. Ne do futemi në treg me komponent shtetëror, por edhe të fusim disa risi me kapacitete të reja teknologjike. Këto do rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit”, tha ai.
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
- 16:00 Rama reagon për pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestën në Tiranë: Po dëmtohet imazhi i tyre
- 15:34 Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët
- 14:44 Goditje e madhe në El Salvador, sekuestrohen 6.68 ton kokainë me vlerë 167 milionë dollarë
- 14:39 Presidenti iranian: Nuk synojmë bombën atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit
- 14:08 Protesta, Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë
- 14:05 Analisti: Presidenti të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit