Negociatat me BE-në, Zaev vizitë zyrtare në Bullgari

17 Qershor 2021 | 15:31

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po zhvillon një vizitë zyrtare në Sofje, në tentativë për të zhbllokuar procesin integrues të Shkupit.

Zaev takoi sot ish-kryeministrin Bojko Borisov dhe kryeministrin e qeverisë teknike Stefan Janev, ndërsa pasdite do të takojë edhe presidentin Rumen Radev.

Gazetari i Euronews Albania ,Benjamin Arifi raportoi se z. Zaev ka shkuar në Bullgari me propozime konkrete që kanë të bëjnë me lënien e çështjeve bilaterale për një afat më të gjatë dhe ndarjen e tyre nga procesi integrues i Maqedonisë së Veriut.

Gazetari shtoi se vihet re edhe një ndarje dhe një debat i brendshëm mes politikanëve bullgarë sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut.

Shkupi zyrtar shpreson që të arrijë marrëveshje në prag të samitit të BE-së që pritet të zhvillohet javën e ardhshme, kur duhet të merret vendimi për konferencën ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

LEXONI GJTIHASHTU:

Bullgaria s’ndryshon qëndrim në lidhje me hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet në Bullgari, koalicioni ‘Bullgaria Demokratike’ kërkon vende në Parlament

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026