Zbulohet magazina me bimë narkotike në Shijak, arrestohen 4 persona! Një tjetër në kërkim
Policia e Durrësit këtë të diel ka vënë në pranga katër persona, pasi kishin përshtatur një magazinë në Shijak për kultivimin e bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Përshtatja”, në pranga janë vënë shtetasit L. K., 54 vjeç, J. Gj., 31 vjeç, S. D., 24 vjeç, R. B., 61 vjeç. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi D. K., 25 vjeç, djali i shtetasit L. K., i cili dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
“Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.
Gjatë operacionit të koduar “Përshtatja”, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (magazinë), të marrë me qira nga shtetasi J. Gj., në lagjen “Popullore”, Shijak, të cilin e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 180 vazo ku më parë ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, por që ishin prerë para se të ndërhynte Policia, boçe dhe mbetje të dyshuara lënde narkotike kanabis, pompë uji, filtër ajrimi, tub për aspirim, 7 llamba elektrike, 7 ventilatorë, 16 paketa të energjisë elektrike, bllok siguresash dhe pajisje të tjera ndihmëse që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë 4 shtetas:
L. K., 54 vjeç, dhe J. Gj., 31 vjeç, pasi dyshohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;
S. D., 24 vjeç, pasi dyshohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
R. B., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. K., 25 vjeç,(djali i shtetasit L. K), i cili dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. K., në bashkëpunim me djalin e tij, shtetasin D. K., i kishin dhënë me qira një ambient të mbyllur shtetasit J. Gj., të cilin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin përshtatur me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
Ndërsa shtetasi R. B. (punonjës i OSHEE-së) dyshohet se nuk ka raportuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në atë ambient.
Ndërkohë shtetasi S. D, dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari kriminale që zhvillohej në atë ambient dhe nuk e ka kallëzuar.
Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta