​OVL-UÇK kundër ekspozitës për masakrat, paralajmëron protestë

29 Mars 2026 | 15:18

Organizatat e dala nga Lufta (OVL-UÇK) dënuan sot ekspozitën për masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duke e konsideruar atë si një përpjekje për të shtrembëruar historinë e luftës së fundit.

Kjo organizatë paralajmëron protestë për nesër, 30 mars në Prishtinë.

Gazmend Syla nënkryetar i OVL-UÇK, theksoi se ekspozita është e mbushur me shpifje dhe e financuar me paratë e qytetarëve, duke theksuar se ajo përdhos të vërtetën e luftës dhe sakrificën e viktimave dhe dëshmorëve.

Në një konferencë për media, Syla njoftoi gjithashtu se OVL-UÇK do të organizojë një protestë të hënën në ora 13:00 para Kuvendit të Kosovës.

Pas reagimeve të shumta, sot organizatorët e ekspozitës, së shfaqur së fundmi në Prishtinë: “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Integra dhe Admovere u kanë kërkuar falje familjarëve të viktimave civile të luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i rëndë në Gjermani ku humbën jetën dy vajzat nga Kosova, identifikohen viktimat (EMRAT)

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku 24 -vjeçe, dhe Aulona...
11:02 | 22/06/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Kosova

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, që ndodhi në autostradën A5 pranë Appeweierit, të dielën. Mediat...
09:55 | 22/06/2026

Serbia shpëton kompaninë kineze nga sanksionet amerikane

Autoritetet në Serbi duket se nuk po u besojnë doganave amerikane. Për shkak të dyshimeve për punë me detyrim, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime...
07:59 | 22/06/2026