Shkoi me urgjencë në spital, humb jetën i burgosuri! Rezultonte me dënim të përjetshëm

30 Mars 2026 | 13:27

Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka humbur jetën këtë të hënë në Spitalin Rajonal të Korçës, pasi u transportua me urgjencë për shkak të problemeve shëndetësore.

Bëhet fjalë për shtetasin Hysni Qamil Repaj, 64 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i cili vuante dënimin për veprat penale “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 09:40, gjatë një kontrolli mjekësor në institucionin e vuajtjes së dënimit, mjeku konstatoi përmes oksimetrit se i dënuari kishte rrahje të ulëta të zemrës (bradikardi). Për shkak të gjendjes, ai u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë për trajtim të specializuar.

Gjatë ekzaminimeve në spital, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke kaluar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë, 64-vjeçari ndërroi jetë.

Mësohet se gjatë vuajtjes së dënimit, Repaj kishte shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor dhe ishte trajtuar nga mjekë specialistë.

Lidhur me ngjarjen janë njoftuar organet e Prokurorisë, si dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKKB), ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026