Rossmann & Lala rrit praninë në treg dhe ul çmimet për konsumatorët shqiptarë

30 Mars 2026 | 15:33

Rrjeti i drugstore-ve Rossmann & Lala, brand gjerman i pranishëm në Shqipëri që prej vitit 2008, ka nisur një strategji të re zhvillimi që kombinon zgjerimin e pranisë në treg me uljen e cmimeve per konsumatoret shqiptare,

Në një moment kur rritja e kostos së jetesës mbetet një nga shqetësimet kryesore për familjet shqiptare, kompania synon të ofrojë një balancë më të mirë mes cilësisë dhe çmimit, pa bërë kompromis me standardet që e kanë dalluar në treg.

Si rrjeti i parë drugstore i këtij formati në Shqipëri, Rossmann & Lala operon aktualisht me 48 pika shitjeje në Shqipëri dhe Kosovë dhe numëron mbi 700 punonjës. Investimi i realizuar ndër vite ka tejkaluar 3 milionë euro, duke reflektuar një angazhim të qëndrueshëm në zhvillimin e tregut vendas dhe ekonomisë lokale.

Në kuadër të strategjisë së re të ekspansionit, kompania po zgjeron praninë e saj në qytete të tjera të vendit. Së shpejti pritet hapja e pikave të reja në Berat dhe Elbasan, si pjesë e planit të mëtejshëm të rritjes.

Paralelisht me zgjerimin fizik, Rossmann & Lala ka nisur një proces të gjerë rishikimi të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e produkteve për kujdesin personal, si kujdesi për trupin dhe flokët. Ky hap synon të lehtësojë barrën për konsumatorët, duke ofruar produkte cilësore me çmime më të përballueshme.

Kompania thekson se rishikimi i çmimeve nuk ndikon në standardet e cilësisë, të cilat mbeten një nga shtyllat kryesore të brandit. Produktet vijnë nga prodhues të certifikuar ndërkombëtarë dhe ndjekin standardet gjermane, të njohura për siguri dhe cilësi të lartë.

Në vijim, Rossmann & Lala pritet të vazhdojë investimet në zgjerimin e rrjetit dhe përmirësimin e përvojës së klientit, duke synuar të mbetet një zgjedhje e besueshme për konsumatorët në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026