“I aftë në çdo rol sulmues”, Ancelotti: Endrick do të jetë e ardhmja e Brazilit
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Kroacisë, u ndal edhe te talenti i ri brazilian, Endrick, i cili aktivizohet me Lyonin në Francë.
Sipas trajnerit të “Seleçaos”, lojtari i huazuar nga Real Madridi është i aftë të luajë në të gjitha pozicionet sulmuese dhe, me kalimin e kohës, do të ketë gjithnjë e më shumë hapësira me ekipin kombëtar të Brazilit.
“Fillimisht e njihja Endrick-un si një qendërsulmues, por tani ai luan më shumë në krah. Ai po bën shumë mirë edhe në atë pozicion. Natyrisht, është një pozicion që kërkon më shumë punë mbrojtëse, por duke pasur parasysh moshën dhe madhësinë e tij, ai e përballon atë shumë mirë dhe është plotësisht i aftë. Ne po e ndihmojmë të zhvillohet dhe ai po përmirësohet shumë mirë. Është e qartë se Endrick, si shumë të tjerë, do të jetë pjesë e së ardhmes së ekipit kombëtar, pa dyshim. Ne kemi disa lojtarë të rinj shumë interesantë për të ardhmen”, tha ai.
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit