Skema Kombëtare, Salla: 5.2 miliardë lekë mbështetje për bujqësinë, drejt përafrimit me standardet e BE

31 Mars 2026 | 11:44

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla gjatë një konference për mediat ka deklaruar se skema Kombëtare e Mbështetjes për vitin 2026 është hartuar pas një procesi të gjerë konsultimesh me fermerët në të gjithë vendin.

Sipas tij hartimi ka ardhur pas më shumë se 23 takimeve me përfaqësues të sektorit në të gjitha qarqet, duke reflektuar nevojat konkrete dhe orientimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Skema me një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh synon forcimin e sektorit bujqësor përmes zgjerimit të numrit të përfituesve dhe përafrimit gradual të tij me standardet e Bashkimit Evropian.

Ministri theksoi se një nga risitë kryesore është mbështetja e plotë për të gjitha aplikimet fituese për projekte investimi, që përfshijnë serrat, pemtarinë dhe vreshtarinë, stallat, mekanikën bujqësore, linjat e përpunimit, akuakulturën detare dhe agroturizmin.

Ai theksoi se do të hapet një thirrje e re për investime, ku parashikohen grante prej 10 mijë eurosh për fermerët e rinj, 3 milionë lekë për ndërtimin e staneve dhe 500 mijë lekë për pajisje dhe makineri bujqësore.

Salla tha se skema përfshin për herë të parë pagesa direkte për sipërfaqe të mbjella, ku fermat mbi 3 hektarë përfitojnë 10 mijë lekë për çdo hektar.

“Blegtoria mbetet prioritet i skemës, me rritje të mbështetjes për krerët e gjedhit në 12 mijë lekë për kokë, për të imtat në 1,500 lekë për kokë dhe dyfishim të mbështetjes për bletarinë në 2 mijë lekë për koshere. Për herë të parë, parashikohet mbështetje prej 7 mijë lekësh për çdo dosë në sektorin e rritjes së derrit. Njëkohësisht, përgjysmohen pragjet e përfitimit, duke përfshirë edhe fermat më të vogla.

Skema parashikon gjithashtu rritjen e mbështetjes deri në 70% të kostos për kontrollin biologjik të dëmtuesve në serra, si dhe mbështetje për subjektet e rritjes së peshkut në ujërat e brendshme me 200 mijë lekë për blerjen e rasatit”, tha ai.

Sipas ministrit Salla, këto masa synojnë të rrisin investimet, prodhimin dhe formalizimin e sektorit, duke e afruar bujqësinë shqiptare me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian, në funksion të procesit të integrimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026