Nis gjyqi në themel, Veliaj përfaqësohet nga Ndreca! Kryebashkiaku: Po lexoj dosjen në qeli
Ka nisur këtë të mërkurë seanca e radhës në themel në ngarkim të Erion Veliaj dhe personave të tjerë nën hetim.
Kjo është seanca e tretë që zhvillohet në themel, ndërsa në seancën e fundit të mbajtur më 24 mars u bë legjitimimi i avokatit mbrojtës, Plarent Ndreca.
Edhe në këtë seancë, Veliaj nuk është paraqitur personalisht në sallën e gjyqit, por përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës, Ndreca.
Nga ana tjetër, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët, Ols Dado dhe Altin Dumani.
Veliaj ka depozituar një deklaratë për mosparaqitjen e tij, duke kërkuar që të përfaqësohet në këtë fazë nga avokati Ndreca.
Në seancë është e pranishme edhe avokatja Valentina Teodoresku.
Sipas informacionit, Veliaj i ka dërguar një shkresë gjykatës, ku bën me dije se është duke shqyrtuar dosjen që i është vënë në dispozicion në IEVP Durrës dhe se në ditët në vijim pritet të paraqitet personalisht në seancë.
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret