SPAK kërkoi rikthimin e tij në qeli, policia shoqëron ish-krybashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Policia e Vlorës ka ekzekutuar vendimin e GJKKO-së për ndalimin e Jorgo Goros.
Mbrëmjen e së martës, Goro është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, ku ndodhet edhe aktualisht.
SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmoi dënimin me 2 vite burg.
Prokuroria e Posaçme thotë se Jorgo Goros nga përllogaritjet i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 dite burg për të vuajtur. Jorgo Goro u lirua më 29 gusht të këtij viti.
Urdhri I ka kaluar Policisë së shtetit, por deri në këto moment nuk është ekzekutuar nga ana e Policisë. Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme nëpërmjet avokatëve mbrojtës Jorgo Goro ka revokuar zbatimin e vendimit për dënimin e tij.
Më 25 Mars të këtij viti Gjykata e Apelit, la në fuqi në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit te një prone në zonën e Livadhës.
Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg, për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Çështja ai e apeloi.
Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.
Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)