U kap me armë brenda në një lokal, arrestohet 36-vjeçari në Fushë Krujë! Procedohet pronari
Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap me pistoletë në një lokal në Fushë Krujë.
Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë shtetasi Andi Xhafa, 36 vjeç, ndërkohë u procedua penalisht pronari i lokalit për moskallëzim krimi.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Klienti”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit A. S., në Fushë Krujë, ku kanë lokalizuar shtetasin A. Xh., të cilit gjatë kontrollit në çantë, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 36 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 41 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit