Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, ministri Nufi: Nuk ka vend për shqetësim
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka reaguar lidhur me paralajmërimin e ambasadës Amerikane në Tiranë e cila deklaroi se grupe të lidhura me Iranin mund të synojnë amerikanët në Shqipëri. Ministri Nufi ka theksuar se nuk ka vend për shqetësim dhe se kjo thirrje është bërë për të gjithë Evropën jo vetëm për Shqipërinë.
“Nuk ka vend për shqetësim. Ambasada Amerikane ka bërë deklaratën e saj në përputhje me masat e sigurisë që kanë për qytetarët amerikanë. Vend për të pasur kujdes për sigurinë patjetër që ka, por kjo është e gjithkohshme për më tepër në një kohë kur bota ndodhet në një situatë të tillë.
Besoj se kjo kërkesa ka shkuar për të gjitha ambasadat në Evropë, për të gjithë qytetarët amerikanë në të gjithë kontinentin, jo vetëm për Shqipërinë. Ky informacion është dhënë patjetër edhe për Shqipërinë sepse kemi mbajtur një regjim ndaj një regjimi që ka cenuar interesat kombëtare shqiptare”, tha Nufi.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë pasditen e së mërkurës lëshoi një paralajmërim se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.
Sipas ambasadës, këto grupe mund të synojnë gjithashtu vende publike dhe të zakonshme, përfshirë qendra turistike, tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ambasada ndër të tjera theksoi rëndësinë e raportimit të çdo aktiviteti të dyshimtë pranë autoriteteve lokale dhe kontakteve të saj diplomatike.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor