Trump paralajmëron Iranin: Bëni një marrëveshje para se të jetë tepër vonë
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani duhet të arrijë një marrëveshje “para se të jetë tepër vonë”, përmes një postimi në platformën Truth Social. Postimi u shoqërua me një video nga momenti i sulmit ndaj urës më të lartë në Lindjen e Mesme, e cila lidh Teheran me qytetin Karaxh.
“Ura më e madhe e Iranit po shembet, që të mos përdoret më kurrë – dhe do të pasojnë shumë të tjera! ËSHTË KOHA QË IRANI TË BËJË NJË MARRËVESHJE PARA SE TË JETË SHUMË VONË dhe të mos mbetet asgjë nga ajo që mund të ishte ende një vend i madh!”, shkruan Trump.
Ura, e cila ishte ende në ndërtim, pësoi dëme të rënda nga një sulm ajror vetëm pak orë pasi Trump kishte kërcënuar se do ta bombardonte Iranin “deri sa të kthehej në Epokën e Gurit”.
Ura B1 në Karaxh, me një lartësi prej 136 metrash, ishte planifikuar të bëhej pjesë e një autostrade që do të lidhte zonën me kryeqytetin . Sipas mediave shtetërore iraniane, disa persona mbetën të plagosur nga sulmi.

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus