Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

3 Prill 2026 | 11:45

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston.

Sipas tij, mundësia që alienët të mbërrijnë në Tokë është pothuajse zero, dhe siç e theksoi dhe ai shumë teori të tilla shpërndahen nga persona të ndryshëm për të kamufluar njerëzit dhe për të rritur klikimet në portale dhe faqet e tyre.

Por, ndërkohë astrofizikanti nuk e mohoi mundësinë që alienët ekzistoj, ku sipas tij janë në një vend tjetër, por nuk kanë ardhur në planetin Tokë.

“Alienët janë diku atje, por nuk kanë ardhur në Tokë. Është shumë e rrallë, ose më saktë, ekziston një mundësi pothuajse zero që alienët të vijnë në Tokë. Ato janë më shumë një trend i njerëzve që duan të bëjnë klikime nga situata të ndryshme. Alienët janë përdorur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore për të kamufluar disa dyshime. Asgjë nuk është e vërtetë, sepse që kur u hap ajo ideja nga magjia, kaluam në një qasje më shkencore për alienët dhe UFO-t, dhe filluan këto teori jo të bazuara në fakte. Fushat me grurë ndodhin sepse dikush ka pasur ide, por nuk janë alienë.

Këto fushata me grurë mund të bëhen nga njerëzit, nuk është problem, ndërsa vizatimet e vjetra janë të qytetërimeve të vjetra, por jo sepse janë alienë. Ne nuk duhet të neglizhojmë inteligjencën e njerëzve të vjetër, e cila është pak a shumë si e jona. Vetëm dija është më e thellë sot, dhe pa teknologji mund të bëjmë edhe gjëra interesante. Nuk duhet të neglizhohet inteligjenca e njeriut, sepse ato vizatime të hershme i kanë bërë njerëzit dhe i kanë bërë shumë bukur”, u shpreh astrofizikani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu ndërtime pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë së Sarandës, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm...
15:31 | 13/06/2026

Del foto e makinës me të cilën dyshohet se Armand Shaka transportoi dhe më pas zhduku trupin e Eglant Koçit

Kjo që shihni në foto dyshohet të jetë makina që Armand Shaka ka përdorur për të transportuar dhe më pas për të zhdukur trupin e...
14:44 | 13/06/2026

Vodhën xhirot ditore të 12 bizneseve në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, ndërsa një 26-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vjedhur...
14:37 | 13/06/2026