Ish-ministri Panariti: Pse strategjia e goditjes së shpejtë ndaj Iranit nuk funksionoi
I ftuar në emisionin “Balkan Talks”, ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti analizoi zhvillimet e fundit të konfliktit në Iran, duke theksuar se situata mbetet në fazë të qartë përshkallëzimi, pavarësisht sinjaleve për negociata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, mohimi i dialogut nga pala iraniane dhe intensifikimi i veprimeve ushtarake tregojnë se tensionet janë larg zbutjes.
Panariti nënvizoi se konflikti nuk është më thjesht një përballje direkte mes SHBA dhe Iranit, por po merr përmasa rajonale, duke përfshirë aktorë të tjerë dhe zona strategjike si Gjiri dhe Ngushtica e Hormuzit. Ai theksoi se kjo e fundit mbetet një kartë e fortë e Iranit për të ushtruar presion dhe për të fituar kohë përballë ofensivës.
“Jemi ende në një fazë të pastër përshkallëzimi, ndërsa përpjekjet për ndërmjetësim nga vende si Pakistani apo Turqia nuk kanë prodhuar rezultat, pasi Irani mohon çdo mundësi dialogu. Nuk kemi të bëjmë thjesht me operacione luftarake mes SHBA-së dhe Iranit, por me një tendencë për ta rajonalizuar konfliktin, duke përfshirë edhe vende të tjera dhe zona strategjike si ngushtica e Hormuzit. Strategjia e dekapitimit dhe bombardimeve strategjike nuk funksionoi siç ishte menduar, pasi Irani kishte ndërtuar prej kohësh një mbrojtje të decentralizuar, të ashtuquajtur ‘mbrojtja mozaik’. Është e qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli dominojnë ajrin, por Irani po përpiqet ta globalizojë konfliktin përmes aktorëve të tij rajonalë. Irani i ngjan një hidre me shumë koka, që përveç përballjes direkte, krijon edhe vatra të reja tensioni në rajon”, tha ai.
Në analizën e tij, Panariti theksoi se strategjia fillestare amerikane për një zgjidhje të shpejtë përmes goditjes së kupolës drejtuese dhe bombardimeve strategjike nuk dha rezultatet e pritshme, duke e bërë konfliktin më kompleks dhe me një të ardhme të paqartë.
Në fund, Panariti u shpreh se e ardhmja e konfliktit mbetet e paqartë, ndërsa çdo ndryshim i regjimit në Iran do të varet kryesisht nga vetë populli iranian, jo nga ndërhyrjet e jashtme.
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni