Lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, vihet në pranga 30-vjeçari në Kurbin

4 Prill 2026 | 11:22

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kurbinit mbrëmjen e djeshme, pasi u kap i armatosur dhe lëvizte me makinë pa targa.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë F. B., rreth 30 vjeç, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe automjeti.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Laçit, u ndalua shtetasi F. B., rreth 30 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, të cilën 30-vjeçari e mbante pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026