Vodhën kasafortën e një banese në Tiranë, arrestohen dy persona! Autorë të vjedhjeve edhe në Durrës

4 Prill 2026 | 13:45

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët kanë hyrë në një banesë në Tiranë dhe kanë vjedhur një kasafortë me sende me vlerë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit A. H., 45 vjeç, dhe A. G., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sakaq, të dy të arrestuarit dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, ku kanë marrë sende me vlerë dhe shuma parash.

“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Access”.

Vodhën një kasafortë me sende me vlerë në një banesë në rrugën “Zihni Sako”, identifikohen, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer vjedhje edhe në Durrës dhe në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku kanë marrë sende me vlerë dhe shuma parash.

Zbulohet një ambient i kamufluar si biznes, ku dyshohet se njëri prej të arrestuarve modifikonte çelësa të ndryshëm për hapjen e bravave të apartamenteve.

Sekuestrohen kasaforta, sende me vlerë, 2 automjete dhe 1 motomjet me vlerë rreth 30 000 euro.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në banesën e shtetasit R. O. ishte vjedhur një kasafortë me sende me vlerë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Access”, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Si rezultat i operacionit, u identifikuan, u kapën në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes dhe u vunë në pranga shtetasit A. H., 45 vjeç dhe A. G., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, më datë 03.04.2026, u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur një kasafortë, brenda së cilës kishte sende me vlerë dhe 1 armë zjarri me municion, e cila posedohej me leje nga pronari i banesës, në rrugën “Zihni Sako”.

Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur si biznes nga shtetasi A. G., u konstatua se ky shtetas modifikonte çelësa të ndryshëm për të mundësuar hapjen e bravave të apartamenteve.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje të shumave të parave dhe sendeve me vlerë në një banesë në Durrës dhe në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 2.”,thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026