Rama: 1.5 miliardë investime të huaja! Vjet kemi numëruar 12 milionë turistë

4 Prill 2026 | 13:48

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 12 ka folur edhe lidhur me ekonominë. Rama theksoi se janë rritur mbi 1.5 miliardë investimet e huaja.

Ai shtoi se kjo vjen edhe si rezultat i rritjes së turizmit. Sipas tij, vitin e kaluar janë numëruar 12 milionë turistë. Rama foli edhe lidhur me akuzat e opozitës të cilët shprehen se është rritur korrupsioni. Sipas tij nësë do të ishte rritur korrupsioni, nuk do të rriteshin pagat dhe pensionet.

“Ajo ishte ekonomia që kishim trashëguar dhe duhet të krijonim njëherë mundësinë. Ama, ia dolëm edhe kësaj dhe filloi rritja në janar me atë bonusin e përmuajshëm ekstra, që në janarin e vitit të ardhshëm do të jetë dyfishi; në janarin e 2028-s do të jetë trefishi; në janarin e 2029-s do të jetë katërfishi dhe në janarin 2030 do të jetë pesëfishi.

Pra, kjo vjen sepse u rritën mundësitë dhe mundësitë u rritën sepse u rrit ekonomia. Rritja e mundësive vjen si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, por vjen edhe si rezultat i rritjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit; po vjen si rezultat edhe i rritjes së investimeve të huaja.

Ne e kemi filluar këtë punë me 300–400 milionë euro në vit investime të huaja. Sot që flasim jemi mbi 1.5 miliardë. Po vjen edhe si rezultat i rritjes së turizmit, që e kemi filluar me 2 milionë e ca turistë, ku për turistë na numëroheshin edhe mua me Kujtimin kur dilnim jashtë shtetit. Sa herë kthehej Kujtimi nga ato vizitat bilaterale me komunat e Italisë, e numëronin për turist.

U kthye “turisti” Kujtim Qefalia bashkë me të gjithë të tjerët, kuptohet. Ne nuk numërojmë pasaportat shqiptare që hyjnë në Shqipëri. Ne numërojmë vetëm pasaportat e huaja dhe vjet kemi numëruar 12 milionë. Tani, të gjitha këto janë fakte, nuk janë të mjaftueshme për çfarë duam të bëjmë, por janë fakte.

Dhe nuk mund të çohet askush edhe të thotë me plot gojën: “është rritur korrupsioni dhe s’ka qenë kurrë korrupsioni siç është sot”, sepse kjo është një gënjeshtër shumë e madhe, sepse po të ishte rritur korrupsioni, nuk rritej ekonomia.

Po të ishte rritur korrupsioni, nuk rriteshin pagat dhe pensionet, sepse nuk do të ishin rritur të ardhurat në arkën e shtetit ashtu siç janë rritur. Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do të rritej numri i përfituesve nga garat publike të fondeve publike e të tjera, e të tjera.

Dhe unë e refuzoj me neveri këtë narrativë që nuk dinë të thonë asgjë tjetër, s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, përveçse: vjedhje, vjedhje, vjedhje; korrupsion, korrupsion, korrupsion. Por po të ishte kështu, po të ishin të vërteta këto, nuk do të ndodhnin ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në të gjitha drejtimet. Nuk do të ndodhnin”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026