Studiuesi i gjeopolitikës flet nga SHBA: Roli i Kinës në çështjen e Iranit
I ftuar në një lidhje live nga Shtetet e Bashkuara për “Balkan Talks”, studiuesi i gjeopolitikës Dr. Ernest Nasto komentoi situatën e konfliktit në Iran dhe rolin e fuqive ndërkombëtare në negociata.
Sipas Nastos, zgjidhja përfundimtare e konfliktit nuk do të vijë nga veprimet ushtarake, por nga bisedimet diplomatike, të cilat sipas tij po vazhdojnë. Ai vuri në dukje se Irani po i jep rëndësi të veçantë garancive nga fuqi të treta, jo nga SHBA apo Izraeli, dhe sipas tij kjo fuqi duket se është Kina. Nasto tha se Kina sillet me maturi, duke ruajtur distancën nga të gjitha palët dhe duke u fokusuar tek interesat e saj ekonomike dhe zhvillimi i brendshëm. Shembull i kësaj sipas tij është udhëtimi i ministrit të jashtëm pakistanez në Kinë menjëherë pas takimit në Islamabad me fuqitë rajonale, përfshirë Egjiptin, Turqinë dhe Pakistanin, për t’i garantuar Iranit mbështetje neutrale.
“Duket që bisedimet do të jenë ato që do të zgjidhin përfundimisht këtë luftë, dhe negociatat po vazhdojnë. Mirëpo, duket se Irani po i jep më shumë rëndësi garancive nga fuqitë e tjera, jo nga SHBA apo Izraeli, dhe kërkon që ky garant të jetë një fuqi e tretë, më së shumti Kina. Kina sillet me maturi, ruan distancën nga të gjitha palët dhe fokusohet në interesat e saj ekonomike dhe zhvillimin e brendshëm. Kjo u vërejt edhe nga fakti që ministri i jashtëm pakistanez, i cili ishte ndërmjetësi, fluturoi menjëherë në Kinë pas takimit të fuqive rajonale në Islamabad për të koordinuar garancitë. Në këtë moment, rreziku më i madh është kurthi i përshkallëzimit, pasi që objektivat nuk u arritën në kohë të shkurtër dhe çdo ditë që kalon SHBA po futet në një situatë më të ndërlikuar. Prandaj, roli i fuqive të treta, si Kina, është kyç për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të arritur një zgjidhje diplomatike”, tha ai.
Dr. Nasto kritikoi gjithashtu qëndrimin e Trumpit, duke e konsideruar kërcënimin e fundit për të shkatërruar infrastrukturën iraniane si të pakujdesshëm dhe të rrezikshëm. Ai theksoi se shkatërrimi i uzinave të energjisë apo rrjeteve të furnizimit me ujë mund të konsiderohet krim lufte sipas së drejtës ndërkombëtare dhe ka shkaktuar shqetësim edhe brenda opinionit amerikan. Nasto paralajmëroi se rreziku më i madh është “kurthi i përshkallëzimit”, pasi qëndrimet agresive të SHBA-së mund të bëjnë që konflikti të zgjerohet dhe të bëhet më i vështirë për t’u menaxhuar.
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur