Ambasada e SHBA në Tiranë uron Pashkët: Vlerësojmë mënyrat e shumta se si komunitetet e kremtojnë këtë festë

5 Prill 2026 | 10:36

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar qytetarët për festën e Pashkës, duke theksuar vlerësimin për mënyrat e ndryshme se si komunitetet kremtojnë këtë festë.

“Ju urojmë Pashkë të gëzuara të gjithë atyre që festojnë. Ne i vlerësojmë mënyrat e shumta se si komunitetet e kremtojnë këtë festë dhe festojnë frymën e shpresës, lidhjes dhe ripërtëritjes”, shkruhet në mesazhin e ambasadës.

Sot, besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë Festën e Pashkës, ngjarjen më të rëndësishme të kalendarit krishterë, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen. Pashka përkujton fitoren e jetës tri ditë pas vdekjes së Jezusit në kryq.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026