Pushuesit zgjedhin Vlorën, krijohet trafik i rënduar këtë fundjavë

5 Prill 2026 | 14:29

Trafik i rënduar është regjistruar këtë të diel në rrugët e Vlorë, ku qindra qytetarë i janë drejtuar qytetit bregdetar për të kaluar fundjavën.

Të favorizuar nga kushtet e mira atmosferike dhe temperaturat e larta, shumë pushues kanë zgjedhur plazhet e Vlorës dhe zonat jugore të vendit për pushim, duke rritur ndjeshëm fluksin e automjeteve.

Ngarkesa e lartë në akset kryesore ka sjellë vonesa në qarkullim, ndërsa autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Atmosfera verore ka gjallëruar ndjeshëm qytetin, duke sjellë një numër të madh vizitorësh në bregdet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026