Bllokohen mallra të dyshuara për shkelje të pronësisë në Kakavijë
Administrata Doganore vijon kontrollet në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale.
Gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në Degën Doganore Kakavijë, strukturat doganore, në bashkëpunim me njësitë e Antikontrabandës, kanë konstatuar dhe bllokuar një sasi prej rreth 1500 palë atlete, të dyshuara për cenim të markës tregtare New Balance.
Mallrat u identifikuan gjatë kontrollit të një mjeti transporti të deklaruar për regjim tranziti. Nga verifikimet rezultoi se pjesa tjetër e ngarkesës ishte në përputhje me deklarimin doganor, ndërsa produktet e dyshuara u bllokuan për procedura të mëtejshme verifikimi.
Në vijim të procedurës, mjeti është vendosur në parkimin doganor dhe është marrë në monitorim nga autoritetet përkatëse deri në përfundim të hetimeve administrative.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar për forcimin e kontrolleve, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe respektimin e legjislacionit në fuqi në fushën e tregtisë dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West