Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, çfarë u diskutua
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Prej orës 09:30 të kësaj të marte u mbajt mbledhja e përjavshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Sipas axhendës, fillimisht fjalën e ka mbajtur kryeministri Rama, i cili ka dhënë mesazhet dhe prioritetet kryesore për grupin parlamentar. Më pas ka raportuar kreu i grupit, Balla, dhe në fund kanë qenë diskutimet për seancën e së enjtes më 9 prill.
Kryeministri Edi Rama u fokusua kryesisht tek turi i PS-së “Për Shqipërinë”. Ai njoftoi deputetët se do të zhvillojë gjithashtu takime në qytete të tjera të vendit, duke zgjeruar kështu fushatën.
Pas rreth një ore diskutimesh, kryeministri Rama u largua së bashku me ministren e ekonomisë, Delina Ibrahimaj ndërsa mbledhja vijoi nën drejtmin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Gjithashtu deputetët kanë raportuar aktivitetet publike për fushatën “Për Shqipërinë”, e cila do të zgjasë 9 javë, ku fokusi i kësaj jave është tek ekonomia. Një nga temat me interes mbetet edhe vetëofrimi i Erion Braçes për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës por nuk dihet nëse ka pasur ragime nga Rama dhe vetë Braçe gjatë kësaj mbledhje.
Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA
Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës
Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta