“Plumbi i artë”, zhvillohet ballafaqimi në GJKKO mes Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt

7 Prill 2026 | 15:13

Në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, po zhvillohet aktualisht ballafaqimi kokë më kokë mes dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, në kuadër të dosjes “Plumbi i artë”.

Përballja lidhet me vrasjen e Bujar Çelës në Bradashesh, vëllai i Talo Çelës.

Gjatë seancës që është në vijim, të dy të penduarit kanë konfirmuar qëndrimet e tyre, duke i qëndruar deklarimeve të mëparshme.

“Unë i qëndroj plotësisht deklarimeve që kam dhënë,” është shprehur Nuredin Dumani.

Ndërsa Erjon Alibej ka deklaruar: Po i qëndroj deklarimeve.

Seanca e ballafaqimit pritet të jetë vendimtare për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për vlerësimin e dëshmive në një nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026