Pitbulli sulmoi fëmijën në Vlorë, reagon policia

7 Prill 2026 | 15:20

Ka ardhur edhe reagimi i policisë lidhur me ngjarjen e regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:20, në lagjen “Pavarësia”, një qen i racës Pitbull ka sulmuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhej nën shoqërinë e familjarëve të tij.

I mituri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026