Lirimi i pasurive nga sekuestro, GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit

7 Prill 2026 | 15:30

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka depozituar këtë të martë kërkesë dhe në GJKKO për lirimin e pasurive nga sekuetro. Mësohet se GJKKO ka marrë vendimin dhe ka rrëzuar kërkesën.

“Qartazi, Gjykata e Lartë, po të kemi parasysh, janë të njëjtët njerëz të cilët në rastin tim e ndërruan, në rast tjetër kanë ndërruar dhe kanë thënë që neni për korrupsionin pasiv nuk mund të shtrihet tek privati.

E kanë thënë vetë, është e zezë në të bardhë. Por duhet të jetë e para zyrtar publik, e dyta zyrtar publik që të ketë të bëjë direkt me cilësitë dhe duhet që gjykatat të tregojnë cilat cilësi kanë ndikuar. Këtu s’kemi asnjë gjë.

Pra janë të njëjtët gjyqtarë që janë lepe peqe të pushtetit. Nuk na çudit asnjë gjë. Ne do presim përsëri Strasburgun. Qartazi, këtu kemi të bëjmë me vjedhjet e Edi Ramës, me lepe peqe prokurorë, lepe peqe kamikaz të Edi Ramës, por neve vetëm Strasburgun kemi”, tha ai gjatë fjalës së tij.

Malltezi kërkoi në 2 prill në Gjykatën e Posaçme kthimin e 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK e GJKKO. Në kërkesë ai thekson se nuk ka para për të jetuar.

Avokati i Malltezit ka shtuar se llogaritë bankare e tij janë bosh. Këtë të marte edhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Malltezit dhe bashkëshortes së tij, Argita Malltezi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026