Gjykata Administrative rrëzon padinë e Gentian Ndojit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme

7 Prill 2026 | 16:29

Gjykata Administrative e Apelit me 3 vota pro dhe asnjë kundër vendosi që përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH është e ligjshme. Gjykata rrëzoi padinë e Gentian Ndojit i cili ishte në gare për kreun e “FBI shqiptare”.

Ndoji në kërkesën e tij theksoi se ai është renditur i pari me më shumë pikë në vlerësimin e bërë nga Komisioni Përzgjedhës i ngritur nga Prokuroria e Posaçme për vlerësimin e kandidaturave. Sipas Ndojit, posti i takonte atij dhe jo Joni Ketës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi më 9 dhjetor për propozimin e SPAK-ut për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 11 vota pro dhe asnjë votë kundër, Joni Keta u emërua drejtor i BKH-së për një mandat 5-vjeçar.

Mbledhja e KLP-së u zhvillua në prani të përfaqësuesve amerikanë, pjesë e misionit të asistencës për SPAK-un. Pas plotësimit të procedurave dhe shqyrtimit të materialeve, anëtarët e KLP-së miratuan unanimisht kandidaturën e Joni Ketës për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Vendimi:

Gjykata, bazuar në Nenin 40/3 të Ligjit Nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, unanimisht:

VENDOSI

1. Rrëzimin e padisë.

2. Shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim palës paditëse.

3. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs brenda 30 ditëve në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, afat që fillon nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, në datë 07.04.2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026