VIDEO/ Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë

7 Prill 2026 | 18:41

Policia në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit ka vijuar punën për lirimin e hapësirave publike.

Monitorimi këtë të marte është përqendruar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr. 2 në Tiranë, një nga zonat ku shfaqet problematikë e shtuar në bllokimin dhe zaptimin e hapësirave publike.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj ka theksuar se janë evidentuar 75 vende në të cilat hapësirat shfrytëzohen për parkime kundrejt pagesës. Po ashtu, edhe në mes të lagjeve apo zonave të banuara, makina të shumta zënë vendet e parkimit të qytetarëve, parkime këto të zëna nga një individ i vetëm.

Sulaj u ka bërë thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të parkimeve në Tiranë, që kanë dy ditë afat për t’i mbyllur në mënyrë vullnetare; në të kundërt, do të përballen me forcën e ligjit.

Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, gjatë monitorimit ka theksuar se Policia e Tiranës është në proces të vazhdueshëm monitorimi dhe do të vijojë me procedimet penale ndaj kujtdo që do të tentojë të bllokojë këto hapësira.

Njëkohësisht, Drejtori i Tiranës ka bërë me dije se Policia e Tiranës ka të gjitha kapacitetet logjistike për të sekuestruar pajisjet që do të përdoren për bllokimin e këtyre hapësirave publike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, gjatë takimit që zhvilloi me drejtuesit e DVP-së dhe të komisariateve në varësi të DVP Tiranë, u kërkoi prerë që strukturat e Policisë të mos lejojnë rizënien e hapësirave publike dhe të bashkëpunojnë me bashkinë për lirimin e hapësirave që janë zënë në mënyrë të padrejtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026