Mes turizmit dhe betonit, ekspertët: Pogradeci duhet të bëjë kujdes me ndërtimet
Pogradeci po përjeton një rritje të qëndrueshme turistike, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe karakterin e tij urban. Qyteti konsiderohet një nga shembujt e zhvillimit natyror, ku turizmi është rritur pa deformuar ndjeshëm strukturën ekzistuese.
Sipas urbanistit Saimir Kristo, një nga pikat më të forta të Pogradecit është rikthimi i turistëve nga viti në vit, të tërhequr nga eksperiencat e reja dhe aktivitetet që ofron qyteti.
“Ajo që e bën të veçantë Pogradecin dhe që nuk duhet humbur, është fakti që turistët rikthehen. Ata vijnë për eksperienca të reja, për aktivitetet dhe për atë që qyteti zbulon çdo vit. Por sfidë mbetet presioni i ndërtimeve private, sidomos në qendër, që mund të dëmtojë siluetën urbane dhe karakterin e qytetit.”-tha Saimir Kristo, urbanist
Rritja e turizmit ka sjellë edhe shqetësime për zhvillimin e pakontrolluar urban. Sipas ekspertëve, ndërtimet e reja duhet të balancohen me ruajtjen e identitetit dhe estetikës së qytetit.
Në këtë kuadër, pritet që një grup studentësh të arkitekturës dhe ekspertësh të zhvillojnë në Pogradec një seri laboratorësh studimorë për analizimin e territorit dhe hartimin e ideve të reja për zhvillimin urban.
“Do të vijmë me studentë dhe kolegë për të analizuar territorin në disa nivele dhe për të propozuar ide konkrete. Synimi është të energjizohet komuniteti dhe të ndihmohet bashkia me projekte për planifikimin hapësinor dhe rivitalizimin e trashëgimisë kulturore.”- tha Saimir Kristo, urbanist.
Kjo nismë synon të nxisë një debat më të gjerë mbi të ardhmen e qytetit, mes zhvillimit dhe ruajtjes së identitetit të tij.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë