Trump: Ditë e madhe për Paqen Botërore, mundësi për një “Epokë të Artë” në Lindjen e Mesme

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
8 Prill 2026 | 07:10

“Një ditë e madhe për Paqen Botërore dhe një mundësi për një “Epokë të Artë” në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar Donald Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, duke iu referuar situatës me Iranin.

Trump shkruan se Irani është i gatshëm për zhvillime të reja, duke theksuar se “kanë duruar mjaft”, njësoj si edhe vendet e tjera. Ai shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë në menaxhimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas tij, priten “shumë veprime pozitive”, përfshirë edhe përfitime ekonomike, ndërsa Irani mund të nisë procesin e rindërtimit. Trump thekson se SHBA do të sigurojë furnizime të ndryshme dhe do të qëndrojë në gatishmëri për të garantuar që gjithçka të ecë sipas planit.

Në fund, ai shprehet optimist për zhvillimet, duke e krahasuar situatën me atë që, sipas tij, po ndodh edhe në SHBA.

“Një ditë e madhe për paqen botërore! Irani dëshiron që kjo të ndodhë, kanë duruar mjaft! Po kështu edhe të gjithë të tjerët! Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë me menaxhimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit. Do të ketë shumë zhvillime pozitive! Do të fitohen shumë para. Irani mund të nisë procesin e rindërtimit. Ne do të furnizohemi me mallra të të gjitha llojeve dhe thjesht do të qëndrojmë aty për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Jam i bindur se do të shkojë mirë. Ashtu siç po ndodh në SHBA, kjo mund të jetë Epoka e Artë e Lindjes së Mesme!!!”, thuhet në statusin e Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA

Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio...
12:19 | 02/06/2026

Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të...
12:30 | 01/06/2026

Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me situatën e krijuar në Zvërnec, duke e cilësuar revoltën si rezultat të manipulimit...
10:30 | 01/06/2026