Shtohet fluksi i hyrje-daljeve në dy pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë-Thanë

8 Prill 2026 | 13:18

Fluksi i hyrje-daljeve në dy pikat e kalimit kufitar, Kapshticë dhe Qafë Thanë është shtuar në 24 orët e fundit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në Kapshticë kanë hyrë 6245 shtetas dhe kanë dalë 4685 shtetas.

Ndërkohë, në Qafë Thanë kanë hyrë 5968 shtetas dhe kanë dalë 6318 të tjerë.

Fluksi në Kapshticë është rritur ndjeshëm për shkak të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët kthehen për të kaluar Pashkët Ortodokse pranë familjarëve të tyre.

Ndërsa në Qafë Thanë, gjatë këtyre ditëve vihet re një fluks i shtuar, pasi shumë qytetarë shqiptarë udhëtojnë drejt Maqedonia e Veriut për të furnizuar automjetet me karburant dhe për të blerë produkte ushqimore, për shkak të çmimeve më të ulëta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026