Gjirokastër, përfshihet nga zjarri apartamenti, panik tek banorët e pallatit

8 Prill 2026 | 14:25

Kati i parë i një pallati në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në një pallat në lagjen “Kodra e shtufit”. Flakët janë shfaqur në apartamentin e katit të parë ndërsa tymi dhe bloza kanë mbuluar pallatin duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

Ndërhyrja në kohë e Shërbimit Zjarrfikës parandaloi përhapjen e zjarrit në katet e tjera të pallatit. Si shkak i zjarrit janë regjistruar vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i zjarrit kanë qenë punimet me saldim elektrik që po kryheshin në godinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026