Trump kritikon Iranin: Po lejon kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit në mënyrë të pandershme
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj Iranit përmes një postimi në platformën Truth Social, duke e akuzuar se po vepron në mënyrë “të dobët dhe të pandershme” në lidhje me qarkullimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit.
“Irani po bën një punë shumë të dobët, të pandershme do të thoshin disa, duke lejuar që nafta të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ka raportime se Irani po u ngarkon tarifa cisternave që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Më mirë të mos e bëjnë këtë dhe, nëse po, më mirë të ndalen tani”, shkroi Trump, duke shtuar në fund: “Kjo nuk është marrëveshja që kemi”.
Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme në rajon, ku kjo rrugë ujore përbën një nga arteriet më të rëndësishme për transportin global të naftës. Çdo ndërhyrje në lirinë e lundrimit në këtë zonë ka potencial të ndikojë drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Sipas raportimeve të verifikuara nga BBC Verify, të paktën nëntë anije kanë kaluar gjatë ditës së sotme në këtë kanal strategjik. Ndërkohë, zëdhënësja e Trump kishte deklaruar më herët se presidenti kishte hedhur si ide edhe mundësinë e rritjes së të ardhurave nga anijet që kalojnë në këtë ngushticë.
Situata mbetet në zhvillim, ndërsa deklaratat e fundit pritet të shtojnë më tej vëmendjen ndërkombëtare mbi sigurinë dhe stabilitetin në Gjirin Persik.
Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA
Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës
Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta