Tiranë/ Vodhi para në një farmaci duke kanosur punonjësen me thikë, kapet 42-vjeçari

10 Prill 2026 | 11:06

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve dhe arrestimin e autorëve. Konkretisht policia ka vënë në pranga Bledjan Shkëmbin, 42-vjeç, banues në Tiranë.

Bledjan Shkëmbi vodhi një shumë parash në një faramaci duke kanosur punonjësen me thikë e cila ishte bashkë me babain. Autori ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Shkëmbi mësohet se ka vjedhur shumën 200 mijë lekë të vjetra në farmaci.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë.

Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026