VIDEO/ Aksident i trefishtë në Korçë–Bilisht, plagoset polici rrugor

11 Prill 2026 | 20:24

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në dishezën e fshatit Belorta, ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas ekspertëve, dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një lëvizjeje të gabuar nga ana e njërit prej drejtuesve të mjeteve me targa të huaja, i cili është përplasur kokë më kokë me një fuoristradë, ndërsa më pas në ngjarje është përfshirë edhe një mjet i tretë, i cili ka marrë goditje të konsiderueshme nga pas.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një efektiv i Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë i veshur me uniformë dhe po shkonte të merrte turnin.

I lënduari ka marrë dëmtime serioze në pjesë të ndryshme të trupit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vlen të theksohet se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në një pjesë të konsiderueshme të tij mungon sinjalistika dhe ndriçimi, ndërsa disa segmente cilësohen si “njolla të zeza” (kryqëzime), ku shpesh janë regjistruar edhe aksidente me pasoja të rënda për jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026

Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të...
09:38 | 13/07/2026

Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...
08:59 | 13/07/2026